Pesë raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Lezhë. Mes personave të infektuar me Covid-19 është edhe bashkëshotja e policit të burgut të Shënkollit.
Ditën e djeshme, një polic i burgut në Shënkoll rezultoi pozitiv me Covid-19.
Gjithashtu, nga rastet e fundit të infektuar me koronavirus janë edhe 4 familjarë të një pacienti që ka qenë i shtruar në QSUT. Njëra nga familjarët është punonjëse në Bashkinë Lezhë.
Në 24 orët e fundit kanë mbërritur në Spitalin Infektiv 13 persona me COVID-19 me komplikacione.
Ndërkohë që nga spitali kanë dalë 3 persona dhe sot janë 10 pacientë të shtruar më shumë se një ditë më parë, përfshirë urgjencën e fundit të ardhur paradite nga Shkodra.
Në terapi intensive janë 7 pacientë, 1 i intubuar. Fatkeqësisht kanë humbur jetën një 69-vjeçar nga Kruja./Bl.Ba/Fjala.al