COVID-19, MSH: 10 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 388 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:

6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Vlorë, Kuçovë.

Janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 388

Testime totale 2,031,228
Raste pozitive 333,243
Raste të shëruara 329,532
Raste Aktive 115
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 9
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 1
Berat. 1

Të fundit

U la jashtë zgjedhjeve nga KAS/ Berisha merr vendimin urgjent, zbardhet DOKUMENTI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për të lënë jashtë zgjedhje lokale të 14...

Begaj pret Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher. Duke evidentuar...

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër/ Escobar: Zbatimi i Marrëveshjes duhet të nisë menjëherë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë...

Këlliçi: 30% e administratës së Bashkisë do të përbëhet nga të rinjtë

Kandidati i PD, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zbuluar një nga objektivat e tij nëse zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës. Këlliçi...

Dita Botërore e Shëndetit Dentar/ Manastirliu: Zgjerojmë investimet me kabinete të reja

Në Ditën Botërore të Shëndetit Dentar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit dentar përmes Njësisë së...

Lajme të tjera

Web TV