PE miraton amendamentin me 15 kushtet për negociatat e Shqipërisë në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Europian miratoi mbrëmë amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Amendamenti u miratua me 388 vota pro, 280 kundër e 19 abstenim, ndërsa u firmos nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e reporterit për Shqipërinë, David Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler.

Këto kushte u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti.

Mësohet se pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV