Përplaset këmbësorja dhe biçiklisti, në pak minuta regjistrohen 2 aksidente në Tiranë

Në pak minuta në rrugët e Tiranës kanë ndodhur dy aksidente, ku janë përplasur një kalimtare dhe një biçiklist.

Më 19.06.2020, rreth orës ‪12:35, në rrugën “Jordan Misja”, mjeti me drejtues shtetasin E.S., ka aksidentuar këmbësorin K.Z., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dhe po në këtë datë rreth orës ‪12:50, në rrugën e “Elbasanit”, mjeti me drejtues A.M., ka aksidentuar biçiklistin G.T, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ndodhisë.ka.ta/Fjala.al/