Pompeo letër Hotit: SHBA mbështet përmbylljen e dialogut me njohje reciproke

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti ka marrë ditën e sotme një letër urimi nga sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo për marrjen e postit të ri.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shefit të qeverisë së Prishtinës.

“Ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën në avancimin e procesit të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruara në njohjen e ndërsjellë”, shkruan Pompeo duke shtuar se kjo është esenciale për Kosovën sa i përket integrimit global dhe arritjes së potencialit të saj të plotë.

Lidhur me lettrën e Pompeo ka reaguar dhe vetë kreu i qeverisë së Kosovë në një postim në Twitter

“Departamenti amerikan i shtetit dhe Sekretari i shtetit, Mike Pompeo më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti./En.Br./Fjala.al