Publikoi videon e atentatorëve të prokurorit Ndoja, Halit Valteri mbërrin në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbërritur në SPAK deputeti Halit Valteri, pasi u thirr nga ky institucion në lidhje me publikimin e videos në Kuvend që, sipas Valterit ka lidhje me autorët që i bën atentat prokurorit Arjan Ndoja.

Pritet që ditën e sotme deputeti Valteri të japë sqarime se çfarë dijenie ka në lidhje me ngjarjen.

Gjithçka mori shkas nga seanca plenare, ku Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit publikoi një video në të cilën pretendonte se shihen autorët e atentatit.

Duke treguar pamje nga kamerat e sigurisë, Valteri tha se kanë qenë dy autorë në sulm, njëri me kapele dhe tjetri pa kapele.

Deklaratat Valteri i bëri në interpelancën e thirrur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku i kërkoi atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Gjatë një interviste për emision “Repolitix”, ligjvënësi shqiptar ka deklaruar se videoja iu vu në dispozicion nga Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili mbeti viktimë në këtë atentat.

“Para një muaji në zonën ku unë banoj është një lokal ku unë rri me personat që bashkëpunoj. Vjen një person dhe më thotë: Deputet si je? Mendova mos ishte ndonjë person që ndjek fjalimet. Më thotë: Unë jam Genci Maloku. Tha kam një hall të madh dhe tha vetëm ju mund të më ndihmoni. “Mua më është vrarë djali në një atentat”.

Dëgjova një babai që çdo gjë që nxirrte nga goja e nxirrte me mllef ndaj sistemit të drejtësisë dhe policisë së shtetit. Unë kam prova që policia e shtetit nuk ka bërë detyrën. Më thotë që kam siguruar një video ku shihen personat që dyshohet se kanë kryer atentatin. Menjëherë unë kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshëm. Videon nuk ma dha menjëherë sepse dhe ai nuk kishte besim. Ai më tha që dua të ngresh zërin për këtë shqetësim.

Lexo edhe :  ‘Furtunë’në bashkinë e Elbasanit/ Pas mbledhjes, dorëhiqen të gjithë zyrtarët

Unë i jam përgjigjur: Që çdo qytetar i Tiranës që beson se nuk kam frikë të përballem dhe që beson se unë mund ti jap zgjidhje i kam thënë që të jap fjalën e burrit që do t’i shkoj deri në fund shqetësimit tënd. Ajo që ndodhi sot është biseda dhe ndihma që i kam dhënë një personi që më ka kërkuar ndihmë.  Në atë video supozohet që janë dy persona që janë të lidhur drejtpërdrejt me atentatin në 1 nëntor.

Unë e kam pyetur zotërinë që këto prova a i ka policia dhe prokuroria? Unë nuk e kam shfaqur në media videon përsa kohë ajo nuk më përket mua. Aparati është i babait të viktimës. Unë jam një person politik, i cili me fjalën time të lirë, në një vit ekzistencë në parlament i kam rënë policia, ministrave për tendera, pra nuk kam bërë memecin në atë parlament”, tha Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

Lajme të tjera

Web TV