Shahini takohet me maturantët, ja çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ditën e sotme është takuar me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve për të diskutuar mbi temën e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ministrja Shahini nënvizon se ka informuar ata për rezultatet paraprake të pyetjeve tashmë të shumë-përfolura si ajo me “Turin” apo mbi kuptimin e fjalës “dlirnja” të Poradecit, që tregonin se mbi 10 mijë maturantë kishin gjetur përgjigjen e saktë tek secila.

“Kjo do të thotë qartë se këto pyetje nuk kanë qenë me probleme, pasi siç na informon edhe QSHA, të tilla konsiderohen pyetjet me nën 10% përgjigje të sakta”, shprehet ndër të tjera ajo.

Në takim, Shahini ka siguruar edhe një herë përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve që me analizën përfundimtare të rezultateve, QSHA do të bëjë rishpërndarjen e pikëve nëse rezulton se testi ka patur vështirësi më të madhe se sa njohuritë e nxënësve.

“Gjithsesi, pjesa më e vlefshme e bisedës tonë ishte kërkesa nga Parlamenti i Nxënësve që mësuesit të përqendrohen akoma më shumë në aftësimin e tyre për njohuri aplikative. Në këtë kuadër, unë u premtova se edhe QSHA do të punojë më fort në përgatitjen e nxënësve për provimet e maturës së vitit të ardhshëm duke botuar më shumë resurse përgatitore”, mbyll postimin e saj Ministrja Besa Shahini./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Çifti i lezbikeve nga Shkodra fiton azilin në Britani: Ja çfarë na ndodhi në Shqipëri

Një çift lesbikesh nga Shkodra nga Shqipëria ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar pasi dëshmuan se “Shqipëria është...

Europa dënon vrasjen e 34 civilëve në Ukrainë, Zelensky: Trump të shikojë njerëzit tanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Donald Trump të vizitojë vendin e tij përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë për t'i dhënë fund luftës. “Ju...

Të rehatshme dhe me stil: Ja si t’i vishni pantallonat me prerje “barrel”

Pantallonat barrel – të njohura edhe si “pantallona me këmbë të gjera” – karakterizohen nga një formë e gjerë në pjesën e sipërme (tek...

Fasulet, patatet dhe mishi i pulës, rritjen më të fortë të çmimeve më 2024

Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janarit 2024 dhe atij 2025, çmimet në shumicën e...

Stop kapsllëkut përgjithmonë! Si të pastroni zorrën brenda 24 orëve

Kapsllëku kronik tek të moshuarit, çfarë i lehtëson nga natyra? / Ja trajtimi më i thjeshtë natyral nga Ylli Merja Kapsllëku kronik është një problem...

Lajme të tjera

Web TV