Vr*u bashkëfshatarin për kullotën, lihet në burg 67-vjeçari nga Gjirokastra

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Janaq Koleta, i cili vrau bashkëfshatarin e tij në Labovë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00 pas një sherri për kullotën. 67-vjeçari akuzohet se pas sherrit për kullotën, ka goditur me mjetet të forta 60-vjeçarin, Andrea Xhavarra.

Ndërsa gruaja e autorit, kryetare e fshatit, është përpjekur që të fshehë krimin e rëndë.

Ai njihej nga banorët e zonës si njeri problematik, pasi kishte pasur edhe shumë sherre të tjera, por ky i fundit rezultoi fatal.ka.ta/Fjala.al/