A ishte Iliaz Bazna spiuni i famshëm “ciceron” i nazistëve? Ja çfarë rrëfen gazetari anglez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari nga Kosova Iliaz Bazna i cili mban pseudonimin “Ciceron” vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë.

Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është një nga historitë më të famshme të të epokës sonë.

Sot më 20 qershor 2020 Aurenc Bebja, ka sjell edhe një herë në vëmendje dyshimin mbi identitetin e vërtetë të spiunit të famshëm “Ciceron”. Bebja shkruan se ende është i dyzuar nëse Iliaz Bazna ka qenë shqiptar apo britanik.

Në shkrimin e tij, Bebja është përpjekur të thotë një të vërtet.

Bo.Ba/fjala.al

Nga Aurenc Bebja

“Carrefour” ka botuar, të mërkurën e 27 gushtit 1952, në ballinë, një shkrim në lidhje me dyshimin mbi identitetin e vërtetë të spiunit të famshëm “Ciceron”, nëse ai ka qenë shqiptar apo britanik, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars(Klos), Mat-Albania” e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shërbëtori shqiptar mund të ketë qenë vetëm një instrument i spiunit të madh ndërkombëtar, identiteti i të cilit mbetet misterioz…

…parashtron një gazetar britanik, të cilit Bazna i deklaroi : “Do të them të vërtetën kundër 50 milionëve.”

 Çështja “Ciceron” ishte arritja më e bujshme e luftës, në çështjet e spiunazhit. Moyzisch, diplomati gjerman, pastaj vonë Papën në kujtimet e tij, kanë rrëfyer se si shërbëtori i ambasadorit britanik në Ankara mundi të vidhte çelësat e kasafortës, të fotografonte dokumentet që jepnin të gjitha detajet e zbarkimit në Francë, dhe t’ua shiste gjermanëve.

 Por, shumë specialistë janë të bindur se e gjithë e vërteta në këtë histori nuk është zbardhur. Henry Thody, një gazetar anglez i “The Sunday Chronicle”, sapo ka shkuar në Stamboll për të tentuar të vërtetojë teorinë e tij. Ai beson se Bazna, shërbëtori shqiptar, i cili ende jeton në Turqi, nuk ishte Ciceroni i vërtetë.

 Ky i fundit thuhet se është një anglez, një spiun i shkëlqyeshëm ndërkombëtar me një identitet misterioz, ku shërbëtorin e vogël mund ta ketë përdorur si instrument.

 Henry Thody u takua disa herë me Iliaz Baznën (Elyesa Bazna) në Stamboll. Njeriu që pretendon të ketë qenë heroi i kësaj afere të jashtëzakonshme, i popullarizuar nga filmi “Five fingers”, është një krijesë e vogël, e dobët, nervoze, tek të pesëdhjetat, tullac dhe e pajisur me një nofull mbresëlënëse prej ari.

 i jeton pa para, duke u munduar për të fituar jetesën duke kënduar në kinematë e Stambollit, midis dy filmave. Gjermanët e paguajnë atë me para të falsifikuara. Ai nuk mori asnjë të hollë mbi të drejtat për librat dhe filmin që tregoi historinë e tij. Dhe pesë fëmijët e tij nuk hanë sa duhet çdo mbrëmje.

 Përveç kësaj, Bazna jeton në një frikë të vazhdueshme. Ai hap derën e tij me kujdes, duke pasur frikë çdo ditë se do ta therin në mes të shpatullave dhe do ta hedhin në Bosfor.

 — A jeni vërtet Ciceroni ? e pyeti Henry Thody.

 — Nëse nuk jam, u përgjigj ish-shërbëtori, e di se kush është. Unë jam i vetmi që i di të gjitha detajet e çështjes. Ato që kanë thënë Moyzisch dhe vonë Papën nuk janë plotësisht të sakta. Edhe Shërbimi i Inteligjencës do të befasohej me njohjen e vërtetë të çështjes Ciceron…

Baznës i ofruan një milion për të treguar historinë e tij. Ai refuzoi. Ai kërkon pesëdhjetë. Kush do t’ia japë që të dijë më në fund të vërtetën për këtë çështje të çuditshme ? Padyshim se askush, sepse në sferat e larta nuk besojnë se shqiptari i vogël di me të vërtetë më shumë se sa është thënë.

 Megjithatë, ka disa pika misterioze. Pse kërkoi ai që të paguhej në paund, në vend të arit apo dollarëve ? Si diti, një shërbëtor i thjeshtë, të zgjedhë midis dokumenteve të mbyllura në kasafortën e Sir Hughe Knatchbull-Hogessen, ato që kishin rëndësinë më të madhe dhe të cilat do të ndryshonin fatin e milionave njerëzve ? Si arriti ai, i vetëm, t’i fotografojë këto dokumente me saktësinë e nevojshme teknike ? Dhe t’i vidhte ato duke shmangur kurthet elektrike që mbante kasaforta ?

 Të gjitha këto pyetje ndoshta do të mbeten pa përgjigje. Britanikët ndjehen, ende dhe sot, shumë të prekur që ranë në kurthin e një shërbëtori shqiptar në një çështje kaq të rëndësishme. Dhe shumë janë të bindur se do të ishte më mirë për prestigjin britanik, që bota të dinte se Ciceron ishte në të vërtetë një spiun anglez.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV