Eurostat: Shqipëria, me çmimet më të larta në rajon për ushqime, veshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria, më e varfra e Evropës për të ardhurat, është vendi që ka çmimet më të larta në rajon për disa kategori, si “ushqime e pije joalkoolike”, dhe sidomos për veshje e pajisje elektronike, duke u krahasuar me mesataren evropiane. Ndërsa kanë më pak të ardhura se të gjithë (31% e mesatares evropiane), familjet shqiptare përballen me çmime të larta të ushqimeve, çka i bën ato edhe më të varfra.

Eurostat-i ka publikuar sot të dhënat e krahasueshme mbi nivelin e indeksit të çmimit të konsumit për mallrat dhe shërbimet, i cili mat diferencat në çmime mes vendeve të Bashkimit Evropian, përfshirë dhe rajonin. Në përgjithësi, në Shqipëri, çmimet janë sa 57% e mesatares së BE-së (nga 54% në 2018-n), më të lartat në rajon, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi. Më e lira është Maqedonia, sa 50% e mesatares së BE-së dhe më pas Bosnja, me 55% (të dhënat për Kosovën mungojnë). Për disa kategori, Shqipëria është më e shtrenjta.

Për ushqime dhe pije joalkoolike, çmimet janë sa 82% e mesatares evropiane, ndërsa Mali i Zi, me të ardhura më të larta e ka 79%, Serbia (78%), Bosnjë-Hercegovina (76%), ndërsa më të lira, ushqimet janë në Maqedoninë e Veriut (61%). Maqedonia e Veriut është vendi ku ushqimi kushton më lirë se në çdo vend tjetër të Evropës. Shqipëria mban rekord dhe për peshën e lartë të shpenzimeve për ushqime, ku familjet harxhojnë mesatarisht 44% të totalit për të përmbushur nevojat për t’u ushqyer (mesatarja e BE-së është 12%). Më të shtrenjtat në rajon janë dhe veshjet, që janë pothuajse të barabarta me mesataren evropiane (97%).

Në Mal të Zi janë sa 88%, Serbi (94%), në Maqedoninë e Veriut (76%). Veshjet më të lira në Evropë i gjeni në Turqi (45%) dhe më të shtrenjtat në Danimarkë, sa 132% e mesatares evropiane. Mbi mesataren evropiane janë çmimet e pajisjeve elektronike (103%), ku më e shtrenjtë se ne është vetëm Serbia (113%). Shqipëria dhe Maqedonia kanë restorantet më të lira në Evropë, mesatarisht 46 dhe 45%, ndërsa më i shtrenjti është Mali i Zi (57%). Për çmimet totale, vendi më i lirë në Evropë është Turqia, me 47% të mesatares evropiane dhe më i shtrenjti Zvicra (162%). Ushqimet më të shtrenjta i gjeni në Zvicër (163%), kurse më të lirat në Maqedoninë e Veriut (61%)./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV