Lleshaj në Finiq: Te dashur të rinj minoritarë, bëhuni policë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë thirrje nga Finiqi që djemtë dhe vajzat e minoritetit të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Në një komunikim me banorët  e zonës, Lleshaj shprehu shqetësimin e ekzistencës së krimeve të vogla por që sipas tij, për banorët janë një shqetësim real. Ai deklaroi se duhet të vendoset siguria edhe në gjërat më elementare. Kjo vjen pasi banorët kanë shprehur shqetësime lidhur me vjedhje dhe grabitje në banesat dhe pronat e tyre.

“Unë i kam ndjekur rastet për akte kriminale që fokusohen te vjedhjet, dhunimi i banesave, të cilët në gjuhën e policisë cilësohen si krime të vogla. Kjo shkakton trauma te njerëzit, ndihen të dhunuar. Edhe unë e njoh atë ndjenjë sepse më kanë vjedhur makinën para shumë kohësh  në oborrin e shtëpisë. Ngelet sfida jonë e përbashkët për të bërë të mundur goditjen e këtij fenomeni. Unë i kam prindërit në Maminas dhe ata i lënë dyert hapur. Është e mundur të ndërtohen të tilla marrëdhënie dhe në Shqipëri. Do fuqizojmë kapacitetet e strukturave lokale të policisë. Nxisni djemtë dhe vajzat të jenë pjesë e Policisë së Shtetit. Mund të gjenden disa djem dhe vajza të reja të bëhen pjesë e Policisë. Mund të lëshojmë pak në standarte, por kemi një kuotë të dedikuar djemve dhe vajzave të minoritetit.”

/fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

Lajme të tjera

Web TV