Mbretëroi për mbi çerekshekulli atletikën botërore, por tanimë kërkon mëshirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbretëruar për mbi çerekshekulli në një nga sportet më prestigjioze, duke përfituar padrejtësisht miliona dollarë e të mira të pafundme materiale.

Por tanimë po kërkon mëshirë, teksa u drejtohet burgut. Ish-presidenti i Federatës Botërore të Atletikës (IAAF), Lamin Diak, është dënuar tashmë me 5 vite burg dhe 500 mijë dollarë gjobë nga një gjykatë në Paris, me akuza tepër të rënda.

Ai është akuzuar, ndër të tjera, se ka marrë ryshfet për të mbuluar testet pozitive të dopingut për atletët rusë.

Por avokati i tij mbrojtës, iu përgjërua gjykatës që ta ndryshojë vendimin. Simon Ndiaje u bëri thirrje gjyqtarëve të marrin parasysh moshën e Diakut dhe mos ta bëjnë atë shembull për të pastruar figurat e korruptuara të atletikës.

Ai u tha gjyqtarëve që ta lënë Diakun e vjetër të vdesë në shtëpi, pranë të dashurve të tij, në tokën e tij të lindjes.

Diaku, vazhdoi avokati, tashmë është ndëshkuar shumë rëndë, duke kujtuar se ai nuk është larguar nga Franca që në nëntor 2015, kur u arrestua.

Duke përmbledhur mbrojtjen e tij, avokati Ndiaje pranoi se veprimet e klientit të tij nuk ishin etike. “Ne duhet t’i pranojmë gjërat, – tha ai.

Por kjo nuk është kriminale.” Ndërkohë që Gjykata ka deklaruar se Federata Botërore e Atletikës, që tanimë njihet shkurt si Atletika Botërore, po kërkon 41.2 milion euro dëmshpërblim nga Diaku dhe i biri. Kjo sepse, skandali i dopingut bëri që sponsorët kryesorë të ndërpresin lidhjet me federatën botërore.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Lajme të tjera

Web TV