Rindërtimi/Përfundojnë 18 tenderë, ja ku shkojnë 116,1 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rindërtimi i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar ka nisur me fazat e tenderimit. Vetëm Fondi Shqiptar për Zhvillim ka kryer 18 tenderë, të cilët kanë në total një vlerë fondi limit 14281395708 lekë, ose 116,1 milionë euro.

Paratë do të shkojnë për rindërtimin e banesave individuale dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave.

Investimet do të kryhen në bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë. Brenda këtij fondi është parashikuar edhe ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim të detyruar, të cilat do të marrin një total prej 30,3 milionë euro.

Shifrat janë bërë të ditura nga Open Data Albania, sipas së cilës mësohet se është kryer tenderimi edhe për rindërtimin e objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti. Ndërkohë, tenderët për rindërtimin i ka kryer edhe Bashkia e Tiranës, e cila është e vetmja që me fonde nga buxheti qendror do t’i tenderojë vetë rindërtimet në territorin e saj.

Deri tani tenderi me vlerë më të lartë mbetet ai me objekt: rindërtimi i banesave individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike, si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale jashtë zonave të reja për zhvillim. Ky tender ka fond limit 2,1 miliardë lekë ose rreth 17,26 milionë euro.

Tenderi u shpall në mars, me një vlerë fondi limit më të vogël, por dështoi duke u anuluar, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. Rishpallja u bë në muajin maj, me vlerë tenderi më të lartë, dhe pas disa ndryshimeve në buxhetin e dhënë për Bashkinë Tiranë, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lexo edhe :  Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

Programi i Rindërtimit, program i qeverisë shqiptare dizenjuar në janar-shkurt 2020, pas tërmetit dhe gjendjes së emergjencës për fatkeqësi natyrore.

Qeveria shqiptare, përmes Komitetit Shqiptar të Rindërtimit, ka evidentuar se nevoja totale për rindërtim është 1,07615 bilionë euro (1324 bilionë lekë) lidhur kjo me të gjithë sektorët për ndërhyrje në 11 bashki të vendit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë

Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët,...

Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim të ri, qeveria ua heq...

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që kishte shpërthyer më herët atë...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Lajme të tjera

Web TV