Pseudonimet “Sqepari” dhe “Trëndafili”/Arben Meçaj publikon dokumentet e Sigurimit të Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Meçaj ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe pjestar shumë aktiv i Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Madje ka qenë pjesë e takimit të famshëm të studentëve dhe pedagogëve më presidentin e asaj kohe Ramiz Alia.

Sot Meçaj është në profesionin e  inxhinierit dhe shpesh është aktiv në media. Ditët e fundit ndaj tij janë hedhur një sërë akuzash, mes të cilave është ajo që ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimti të Shtetit. Kulmi ka qenë në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në “Ora News” në të cilin Kastriot Myftaraj e akzuoi në studio se Meçaj kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudonimin “Sqepari” dhe “Trëndafili”.

Por vetë Meçaj ka reaguar në profilin e tij në facebook duke publikuar dy certifikata zyrtare të pastërtisë së tij. E para është e lëshuar në vitin 1996 nga Hajri Mezini, kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë dhe e dyta në 1997 nga Nafiz Bezhani, kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së personit zyrtar.

Në të dy dokumentet shkruhet që Arben Meçaj nuk ka qenë pjestar dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, armës së policisë sekrete gjatë sistemit komunist. Vetë Meçaj ka shkruar dhe sqaruar se është i vetmi shqiptar që disponon dy dokumente nga të dy komisionet e ngritura për verifikimin e pastërtisë së figurës së funksionarëve të shtetit shqiptar.

Ndërkohë kanë qenë të shumta reagimet pas publikimit të këtyre dokumenteve. Pjesa më e amdhe në profili e tij e kanë mbështetur Meçajn duke u shprehur se e vlerësojnë si person dhe njeri me integritet./fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV