Statuja e misionarit spanjoll Fray Junípero Serra shkatërrohet në San Francisko –VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vazhdën e “protestave revolucionare” të promovuara nga lëvizja ‘ Black Lives Matter ‘ në Shtetet e Bashkuara, rreth një mijë protestues u mblodhën në Parkun Golden Gate të San Franciskos për të shkatërruar disa prej statujave “të lidhura” me skllavërinë dhe kolonializmin.

Një nga figurat që aktivistët rrëzuan është e priftit françeskan Fray Junípero Serra . Statuja e misionarit spanjoll u vendos në park për ta nderuar për themelimin e nëntë misioneve spanjolle në Alta California dhe kryesimin e pesëmbëdhjetë të tjerëve. Fray Junípero Serra u lumturua nga Papa Gjon Pali II dhe u kanonizua nga Papa Françesku.

Në rrjetet sociale u publikuan video të momenteve kur statuja rrëzohet në tokë. Vandalët e goditën statujën me shkopinj dhe e lyen atë me bojëra të ndryshme.

Kjo nuk ishte e vetmja ngjarje që ka ndodhur kundër personaliteteve historike të kombësisë Spanjolle.

Pamjet e monumentit në haraç të shkrimtarit spanjoll Miguel de Cervantes me bojë të kuqe dhe me fjalën “kopil” i gdhendur në piedestal janë shpërndarë gjithashtu përmes rrjetit social Twitter./ la.mi

Burimi: Lavanguardia, përshtati: Fjala.al

 

Të fundit

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Kur vjen paqja në Ukrainë? Presidenti i Finlandës bën parashikim

Presidenti i Finlandës thotë se po bëhet përparim në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por paralajmëroi se nuk ishte optimist për një marrëveshje paqeje...

Lajme të tjera

Web TV