Alarmohet futbolli shqiptar, 3 futbollistë karantinohen në pritje të tamponit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet e përhapura me shpejtësi, pas hapjes së vendit, po bëhen edhe më shqetësuese, pothuajse në çdo qytet.  Futbolli në vend pas rikthimit, pritej të përballej me situata të pakëndshme.

Tre lojtarë të ekipit të Shënkollit, ekipi i Kategorisë së dytë, dyshohet se janë infektuar me Covid-19. Ata kanë paraqitur temperaturë dhe janë izoluar, brenda banesave të tyre në Lezhë, në pritje të tamponit.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të klubit. Ndeshjen e fundit Shënkolli e ka zhvilluar rreth 1 javë më parë në Orikum, çka mund të ngrejë dyshime edhe për të prekur nga kjo skuadër.

Tre lojtarët mësohet se kanë patur kontakte me një ish- futbollist, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid pak ditë më parë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Blerja e votave në Fier/ Reagon PS: Fushata nuk është arenë shpikjesh e intrigash

Ministrja Balluku, në një reagim në rrjetin social, komentoi zhvillimin e fundit në Fier  lidhur me arrestimin e një...

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Prezantohet studimi i fizibilitetit

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në prezantimin e studimit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. “Është hekurudha kuqezi. E kthen kombin shqiptar në pol magnetizimi për...

Çifti i lezbikeve nga Shkodra fiton azilin në Britani: Ja çfarë na ndodhi në Shqipëri

Një çift lesbikesh nga Shkodra nga Shqipëria ka fituar azilin në Mbretërinë e Bashkuar pasi dëshmuan se “Shqipëria është homofobike”. The Telegraph i ka kushtuar...

Europa dënon vrasjen e 34 civilëve në Ukrainë, Zelensky: Trump të shikojë njerëzit tanë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Donald Trump të vizitojë vendin e tij përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë për t'i dhënë fund luftës. “Ju...

Të rehatshme dhe me stil: Ja si t’i vishni pantallonat me prerje “barrel”

Pantallonat barrel – të njohura edhe si “pantallona me këmbë të gjera” – karakterizohen nga një formë e gjerë në pjesën e sipërme (tek...

Lajme të tjera

Web TV