Elbasan/ Ja kush është biznesmeni të cilit i’u bë atentat dhe pse tentuan ta vri*nin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Petrit Çarçiu nga Elbasani është bërë sërish objekt i një atentati, të cilit i ka shpëtuar për mrekulli.

Biznesmeni ka qenë me të birin kur është qëlluar ndaj tij. Dosja e tij është e mbushur me ngjarje të viteve më parë.

Më shumë se me emrin e Petrit Çarçiut, hakmarrja vjen për shkak të dy vëllezërve të tij që aktualisht ndodhen në burg në Spanjë dhe Holandë për probleme me drogën.

Ndërkohë, në fshatin ku jeton 48-vjeçari, tri herë i kanë djegur lokalin. Gjithashtu, mësohet se ai ka pasur probleme me gruan e parë dhe të dytë, ku njëra prej tyre e ka denoncuar dhe në polici për dhunë.

Burimet e Policisë bëjnë me dije, se Çarçiu është kthyer nga Gjermania dhe ka hapur një biznes në fshatin e tij të lindjes. Por, mesa duket ata që kanë hesape me pjesëtarë të familjes së tij, duke aluduar se paratë e investuara janë nga droga, kanë tentuar ta vrasin në shenjë hakmarrje.

Nuk dihet ende identiteti i autorëve, por policia po punon për gjetjen e tyre. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV