Enes Bardhi, goli që e rikthen në qendër të merkatos pas formës së mirë

Bardhi është mes futbollistëve më të kërkuar te Levante dhe këtë verë pritet të ndryshojë fanelë

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, ka shënuar një gol të bukur në La Liga që e ka rikthyer në vëmendjen e “scout” të ndryshëm dhe ka ringritur vlerat e tij në treg. Futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut realizoi rrjetën në fitoren 3:1 të Levantes në transfertën ndaj Espanyol, me një veprim të bukur në hyrje të zonës dhe një konkluzion që nuk i la shpëtim portierit.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit spanjoll. Bardhi shënoi në minutën e 67-të për rezultatin 2:1. Futbollisti 24-vjeçar këtë edicion ka tre gola e po kaq asiste. Ai është mes futbollistëve më të kërkuar te Levante dhe këtë verë pritet të ndryshojë fanelë, pasi disa ekipe janë gati të paguajnë të paktën 5 mln Euro për të.