Niko Peleshit nuk i ndahet shpirti nga kitara dhe serenatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i bukur juglindor i Korçës, i quajtur ndryshe Parisi i vogël i Shqipërisë, është njohur gjithmonë për vlerat e shumëllojshme historike-kulturore dhe kulinare, që e kanë shndërruar në një destinacion të preferuar për shumë njerëz.

Dhe duke qenë një qytet kaq i çmuar dhe me tradita, vendalinjtë dinë t’ia shfrytëzojnë më mirë këto vlera dhe t’ia nxjerrin në pah.

Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti socialist, Niko Peleshi, njihet për pasionin e tij për kitarën dhe serenatat korçare, të cilat i këndon me gjithë shpirt.

Në aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në Korçë, por edhe thjesht për qejf me miqtë, Peleshi dhe kitara janë miq të pandarë. Madje, nga fotot që ish-ministri poston në rrjete sociale, të krijohet ideja që Peleshi është shpirti i festës, shkruan “panoramaplus”.

Dhe nëse është kështu, në këtë rast atij i përshtatet një shprehje e njohur: “Non Niko, non party”. Në politikë, Peleshi ka rënë në sy gjithmonë për një qetësi dhe qytetari në mënyrën e sjelljes, tipike e zonës nga vjen. Me sa duket, të gjithë adrenalinën ai e ruan për serenata dhe për të luajtur në kitarë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e...

Boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe bëhet...

Lajme të tjera

Web TV