Policia kontrolle në plazhe, arrestohen dy shtetas, procedohet një tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Durrës është duke kryer kontrolle në zonat bregdetare, për të ndëshkuar subjektet që kanë zaptuar pronën publike.

Janë vënë në pranga dy administrator të një subjekti, të cilët kanë kundërshtuar uniformat blu dhe është proceduar një shtetas tjetër për pushtim toke.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19.

Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë bashkiake.

Arrestohen 2 administratorë të një subjekti, pasi kundërshtuan punonjësin e Policisë, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për pushtim toke.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlogët e vendosura pa leje dhe në kundërshtim me Aktin Normativ për situatën e krijuar nga COVID-19, konstatuan 2 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjatë veprimeve të kryera nga punonjësit e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. N., 51 vjeç dhe K. N., 56 vjeç, banues në Shijak, Durrës (administratorë të një subjekti), pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. M., 32 vjeç, pasi u konstatua se përpara subjektit të tij kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Nga Policia bashkiake për të dy subjektet u vendos masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Pushtimi i tokës”. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV