Të shtëna me a*më zjarri, plagoset një person në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak momente më parë në qytetin e Lezhës, ku mësohet se është plagosur një person.

I plagosuri mësohet të jetë Odise Simoni, 30 vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka bërë identifikimin e autorit, e ka shpallur atë në kërkim dhe aktualisht është duke punuar për kapjen e tij.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat apo motivet se pse ka ndodhur kjo ngjarje.ka.ta/Fjala.al/