Avokati Kujtim Cakrani për “Fjala.al”: I njoh agresorët, më kërkuan të hiqja dorë nga çështja

113 563 lexime

77,490FansaPëlqeje

Avokati i njohur, Kujtim  Cakrani është dhunuar ditën e sotme përpara zyrës së tij në qytetin e Vlorës nga dy persona.

Në një prononcim për “Fjala.al”, Cakrani ka treguar se personat që e kanë dhunuar i kërkuan që të hiqte dorë nga çështje e zhdukjes së një 25-vjeçari, i cili që prej shtatorit të 2019 nuk është bërë më i gjallë. Ndërsa ka treguar se është dhunuar te bulevardi “Ismail Qemali” përpara zyrës së tij.

“Dje dhe pardje ata erdhën në zyrën time dhe më kërkuan që të heq dorë nga dosja që Gjykata e Krimeve të Rënda ktheu në Vlorë, për zhdukjen e 25-vjeçarit nga Fieri Fatjon Myrtaj. Më kanë kërkuar që të heq dorë nga një çështje që lidhet me rrëmbimin e një personi, dhe unë mbroj palën e familjes së viktimës.

Unë sot në mëngjes kam ardhur në zyrë, dhe kam shkuar në një lokal përpara zyrës, dy persona me makinë të zezë, që i kam marrë dhe targën më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. I kam identifikuar personat, se kanë qenë më parë tek unë, unë zyrën e kam survejuar me kamera dhe i kam të fotografuar të paktën njërin prej tyre që ka qenë më aktiv. Më kanë goditur në fytyrë, kam lajmëruar policinë, nuk heq dorë nga kërcënimet se unë jam avokat dhe kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund.

Jam kërcënuar dhe herë të tjera nga këta persona, në mënyrë të vazhdueshme, sa herë që hedh një hap në mbrojtje të klientit tim, në këto kushte jam i detyruar që të kërkoj mbrojtje nga policia e shtetit. Nuk i kam denoncuar herë tjetër se nuk kishin arritur deri në dhunë fizike. Jam në të drejtën time që të kryej detyrën në mbrojtje të klientëve të mi dhe nuk intimidohem aspak nga këta persona se jam në të drejtën time. Kjo punë duhet të marrë fund”-u shpreh avokati.

Lexo edhe :  Hidhet me parashutë nga Qafa e Llogorasë dhe bie në përrua, plagoset 39-vjeçari

Më tej ai ka theksuar se dy personat kanë dalë nga një makinë tip BMW dhe e kanë qëlluar me grushte rreth orës 07:50 të mëngjesit.

Duhet të theksojmë se Kujtim  Cakrani është pasardhës i Hajradin Cakranit,1 nga 42 firmëtarët e pavarësisë.Ka.ta/Fjala.a/

Të fundit

Jehonë botërore që Putin testoi vaksinën te vajza e vet

Lajmi i bujshëm i ditës së sotme ishte se Rusia do të miratojë së shpejti një vaksinë anti COVID-19...

Kastrohet ariu i egër pasi iu afrua një vajze më shumë se ç’duhet (VIDEO)

Ka një zemërim nga qytetarët në Meksikë pasi një ari i zi i parë në video teksa afrohej tek një vizitor në një park...

Më 12 dhe 14 gusht Tirana pa drita, ja zonat dhe oraret

Në datën 12 dhe 14 gusht në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së kjo do të ndodhë për...

Pamjet me dron, ja pasojat e shpërthimit katastrofal në Bejrut (VIDEO)

Shpërthimi i madh që goditi portin e Bejrutit dhe rrethinat e saj një javë më parë ka lënë zonën si në një shtet të...

Politika në Kosovë s’gjen qetësi, sërish përplasje brenda koalicionit qeverisës

Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë u dukën të lëkundura që pas rifillimit të bisedimeve me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Aleanca...

Lajme të tjera

Web TV