COVID-19/ “Ngadalësoni testimet”, Trump bën deklaratën e guximshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump, presidenti i Amerikës deklaroi se i ka kërkuar zyrtarëve të ngadalësojnë testimet për koronavirusin, pasi i cilësoi si ‘thikë me dy presa’ që kanë sjellë zbulimin e më shumë rasteve.

Ai u shpreh se SHBA-të kanë kryer 25 milionë testime, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

“Kur bën testime në këtë përmasë do zbulohen më shumë njerëz, më shumë raste. Për rrjedhojë, i kërkova administratës të ulë testimet”, tha Trump në mbledhje partiake në Tulsa, Oklahoma, ku shumica e mbështetësve të tij nuk kishin vendosur maska.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Trump po bënte shaka për ngadalësimin e testeve. Presidenti tha se veprimet e tij për të ndaluar udhëtuesit nga Kina dhe Europa kanë shpëtuar “qindra mijëra jetë”.

Ekspertët shëndetësorë thonë se rritja e testeve diagnostikues përbëjnë për një pjesë të rritjes së rasteve, por jo të gjitha. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV