Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos koncert në Apoloni

Me rastin e Festës së Muzikës Anthony Çako ka organizuar një koncert në rrënojat antike të Apolonisë.

Muzika elektronike e artistit franko-shqiptar Tchakø ka kumbuar mbrëmjen e djeshme në rrënojat antike të Apolonisë.

Në këtë koncert ka performuar djali i çiftit të mirënjohur të artistëve shqiptar Inva Mula dhe Pirro Çakos.

I biri i Inva Mulës dhe Pirro Çakos ka ecur në hapat e familjes së tij që për breza me radhë i janë dedikuar muzikës.

Edhe pse në një rrymë tjetër muzikore, në atë elektronike Anthony ka realizuar koncertin e tij online.

Fête de la Musique festohet në të gjithë botën që nga viti 1981, dhe është një ngjarje e madhe popullore për të gjithë muzikantët, amatorë të të gjitha niveleve dhe profesionistë./Bl.Ba/Fjala.al