Europa League në rrezik, pandemia kërcënon futbollin në qytetet gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalja jashtë kontrollit e infeksioneve me coronavirus në një prej landeve më të rëndësishme në Gjermani, në Nord Rhein-Ëestfalen, ka shqetësuar autoritetet e futbollit pasi në vendin e zhvilluar europian do të organizohet faza “Final Eight” e Europa League në muajin gusht. Dortmundi dhe Gelsenkirchen dy nga qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e fazës finale të turneut më të vogël kontinental për klube,  janë vetëm 80 kilometra larg Guetersloch, ku ndodhte thertorja më e madhe në Europë dhe aty përqendrohen më shumë fabrikat e prodhimit të mishit. Aty numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar 1029 dhe po kthehet në problem serioz.

Ministri i Landit, Armin Laschet, bëri një vizitë në Guetersloch për t’u takuar me komitetin e emergjencës që po merret me krizën dhe nuk përjashtoi mundësinë e rivendosjes së bllokimit në të gjithë shtetin federal, nëse do të vijojë rritja e infektimeve me vatra të reja. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Ëestfalisë së Veriut ka urdhëruar teste të detyrueshme për të gjithë personat që punojnë në sektorin e përpunimit të mishit.

Por me planet e UEFA-s për të zyrtarizuar stadiumet në qytetet gjermane, një shpërthim i ri pandemie, mund të ojë në pezullim të kupës. Kështu në një skenar hipotetik, Europa League do të vendosej në tavolinë, ose mund të shkojë drejt anulimit.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV