Nën akuzë për vrasjen e Hekuran Billës/Shtyhet vendimi për masën e sigurisë për Viktor Markun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet vendimi për masën e sigurisë për Viktor Markun i akuzuar për vrasjes me paramendim të Hekuran Billës.

Viktor Marku doli sot para gjykatës për akuzën e vrasjes me paramendim të Hekuran Billës. Ai është shfaqur në sallën e gjyqit me maskë anti-covid në fytyrë duke përshëndetur nga kamerat.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se Marku ka mbajtur një qëndrim mohues, pavarësisht hakmarrjes për shkak të vrasjes së vëllait të tij në Londër nga Billa.

Provat shkencore pritet që të sqarojnë ngjarjen, pasi Marku pretendon se ditën e vrasjes nuk ka qenë fare në Shqipëri, por në Mal të Zi.

Sipas të dhënave ai ka kaluar nga kufiri i gjelbërt, pra duke mos bërë check-in në doganë.

Por detaji që zbuloi se Marku ka qenë në Shqipëri disa ditë para ngjarjes del nga dëshmia e pronarit të makinave me qera në Shkodër, i cili disa ditë para atentatit në Tiranë, i ka dhënë një makinë tip “Smart” me qira Viktor Markut dhe nipit të tij Sebasian Malit.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe nipi i tij, Sebastian Mali, i cili është shprehur se ka qenë në zonën ku ka ndodhur vrasje, por nuk ka pasur dijeni.

Viktor Marku është arrestuar nga policia i dyshuar si autori i vrasjes së Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

Dyshimet janë se kjo vrasje ka ndodhur për hakmarrje, pasi në vitin 2006 Hekuran Billa kishte vrarë në Londër vëllain e Viktor Markut, Prel Marku./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tjetër shitje nga Bayern, Coman përfundon në Arabinë Saudite

Kingsley Coman po largohet nga Bayern. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi francez është duke negociuar me Al Nassr në...

Ngjarja në Llogara, anëtari i Federatës së Gjuetisë: Policia të veprojë!

Ngjarja e rëndë ku 22 kuaj u qëlluan me armë gjahu në zonën e Llogarasë, afër “Gropave të Pirit”, ka shkaktuar reagime të shumta...

Historia tipike shqiptare shkon në kinematë e botës

Frani, e cila pavarësisht se ka lindur grua, ka zgjedhur të jetojë si burrë. Por, kur Zana, mbesa që ka nën kujdesin e saj ka...

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur për 5 vite me klubin...

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij...

Lajme të tjera

Web TV