Tiranë/ Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 shtetas kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se personat në fjalë akuzohen për posedim të lëndës narkotike dhe armë të ftohta.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. U., 30 vjeç, R. L., 29 vjeç dhe E. M., 30 vjeç për posedim të lëndës narkotike, B. Ch., 25 vjeç për posedim të një arme të ftohtë dhe shtetasi A. H., 38 vjeç për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe një armë e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit A. U., 30 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Petraq Leka”, gjatë kontrollit të automjeteve dhe banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 tableta metadon dhe një qese me material kokrrizor, i dyshuar farë e bimëve narkotike cannabis sattiva.

Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç, pasi në rrugën “Selman Riza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit sirian B. Ch., 25 vjeç, pasi në bulevardin ” Bajram Curri”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me armë të ftohtë thikë dhe nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kontroll fizik.

Lexo edhe :  Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV