Vendimet e Hashim Thaçit dërgohen sërish në Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja “Vetëvendosje” ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kërkesa është dorëzuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes.

“Nga gjashtë shkurti i këtij i viti, qytetarët e Komunës së Besianës vazhdojnë të privohen nga e drejta e tyre e përcaktuar me Kushtetutë për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre si kryetar të Komunës, si dhe për të pasur qeverisjen lokale që e kanë zgjedhur përmes zgjedhjeve të lira, me justifikimin se ato rrezikojnë shëndetin publik. Dje u organizuan zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe me këtë rast ky justifikim ka rënë poshtë plotësisht”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj partie, përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore e presidentit, është caktimi i datës së zgjedhjeve në afatet e përcaktuara me ligj.

Përkundër që në Kosovë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është shtyrë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë në dy komuna të saj, në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut, autoritetet e Kosovës, kanë lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë më 19 qershor, Zyra e presidentit të Kosovës, ka deklaruar që presidenti në mënyrë të vazhdueshme po e përcjellë ecurinë e gjendjes së krijuar me pandeminë dhe në konsultim me KQZ-në dhe institucionet shëndetësore, respektivisht IKSHPK-në, varësisht prej rrethanave, do ta marrë vendimin e duhur.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut janë të domosdoshme për shkak se kryetarët e mëparshëm të këtyre komunave, Agim Veliu dhe Goran Rakiq, janë bërë pjesë e ekzekutivit./rel/

Lexo edhe :  Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV