Vjenë/ Rinisin bisedimet mes SHBA-Rusisë mbi çështjet bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë filluan të hënën në Vjenë bisedime dy ditore rreth arsenalit të tyre bërthamor pas një pauze prej më shumë se një viti. Ata nuk u bënë asnjë deklaratë përpara takimit që nisi në Vjenë në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale.

Gjatë administratës Trump, SHBA është larguar nga disa traktate me Rusinë, përfshirë të ashtuquajturin Traktati i Qiejve të Hapur si dhe ai mbi Armët Bërthamore me rreze të Mesme Veprimi.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga i dërguari special presidencial për Kontrollin e Armëve ambasadori Marshall Billingslea ndërsa Moska udhëhiqet nga zëvendës ministri i Jashtëm Sergej Ryabkov. Palët do të diskutojnë tema mbi të cilat kanë rënë dakord paraprakisht e që lidhen me të ardhmen e kontrollit të armëve njoftoi javën e kaluar Departamenti amerikan i Shtetit.

Presidenti Trump ka thënë se Kina duhet të përfshihet në bisedimet rreth atij që njihet si Traktati për një Fillim të Ri, duke argumentuar se deri tani Pekini ka bërë siç ka dashur në lidhje me zhvillimin e sistemeve të saj të armëve.

“Shtetet e Bashkuara i kanë bërë një ftesë të hapur Republikës Popullore të Kinës për t’u bashkuar në këto diskutime duke sqaruar nevojën që të tre vendet t’i trajtojnë negociatat për kontrollin e armëve me mirëbesim”, thuhej në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Qeveria kineze e ka refuzuar ftesën nëpërmjet ministrisë së saj të Jashtme duke thënë në fillim të këtij muaji se “nuk janë pjekur ende kushtet që Kina të marrë pjesë në negociatat e çarmatimit bërthamor”. Ambasadori Billingslea u përgjigj me një postim në twitter ku shkruante se: “Kina duhet ta rishqyrtojë vendimin. Arritja e statusit si një fuqi e madhe kërkon të sillesh me përgjegjësinë e një fuqie të madhe. Ajo (Kina) nuk duhet të ketë më mure sekrete për sa i takon ndërtimit të armëve bërthamore. Kinën e pret një vend në Vjenë”.

Lexo edhe :  “Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Traktati për një Fillim të Ri mes SHBA dhe Rusisë mbi të cilin u ra dakord në vitin 2010, kërkohet përgjysmim i numrit të raketave strategjike bërthamore. Ai skadon më shkurt të vitit 2021. Ekspertët e armëve thonë se koha është e mjaftueshme për të rinovuar një marrëveshje komplekse mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e lëre më pastaj për negocimin dhe hartimin e një traktati të ri që përfshin edhe Kinën në kushtet kur në SHBA po afrojnë zgjedhjet presidenciale./VOA

Të fundit

Vapë ekstreme në Iran! Temperaturat shkojnë mbi 52°C, qeveria në mungesë uji

Autoritetet iraniane kanë bërë thirrje për kufizimin e menjëhershëm të konsumit të ujit për shkak të valëve ekstreme të...

Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa kujtojmë se...

‘Kryengritje’ brenda republikanëve në SHBA

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth 1 trilion dollarësh në Medicaid...

“Do sekuestrohet çdo objekt i pabanuar”, Rama jep paralajmërimin e fortë

Kryeministri paralajmëroi së do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve...

Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen 2 dentistë, procedohen 12 të tjerë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Dentare”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

Lajme të tjera

Web TV