Flet ish-lojtari i të dy ekipeve, Tafili: Teuta-Vllaznia do të jetë një lojë e ndershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për momentin karrierën po e vazhdon në Superligën e Kosovës, me Lirinë e Prizrenit, por nuk i ndahet zemra nga vendlindja e tij, Shkodra. Dhe, në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku kuqeblutë janë të mërkurën mysafirë në Durrës, për t’u ndeshur me Teutën, Alsid Tafili, nuk shikon favoritë, pavarsisht se takimi i parë, i luajtur në Shkodër, është mbyllur në barazim 2-2.

“Mendoj se është një takim i hapur, – ka deklaruar ai. – Mendoj që, të mërkurën, më e frikësuar do të jetë Teuta, sepse do të mundohet ta ruajë këtë rezultat, ndërsa Vllaznia do të luajë për të gjetur golin, sepse nuk ka asgjë për të humbur.” Në një përkim interesant, Tafili ka luajtur për të dyja skuadrat, edhe për Vllazninë, edhe për Teutën, madje atë sezon durrsakët i drejtonte i njëjti trajner, shkodrani Edi Martini.

“Janë dy ekipe që gjithmonë prezantohen si kundërshtarë të mirë dhe atmosfera në përballjet midis tyre është gjithmonë korrekte, – ka vijuar 32-vjeçari. – Dhe prandaj pres që të mërkurën të luhet një ndeshje e ndershme. Unë kam qenë tek Teuta me trajner Edi Martinin, shumë vite më parë dhe kemi kaluar shumë mirë në Durrës, na kanë pritur dhe trajtuar shumë mirë atje dhe punohet shumë mirë.”

Vllaznia për momentin nuk po kalo një formë të mirë në kampionat, teksa mban vendin e 8-të në renditjen e Kategorisë Superiore, vend që të çon në “play-out”-in me më të mirën e dy vendeve të dyta të Kategorisë së Parë, por ka siguruar një vend midis 8 më të mirave në veprimtarinë e dytë të futbollit në vend, Kupën e Shqipërisë. “Po, Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë”, – pohon mesfushori.

Lexo edhe :  Wanda Nara: "Qenke bir k... që shpif për nënën e fëmijëve të tu"

“Janë disa ndeshje radhazi që jo vetëm nuk po merr rezultat, por nuk po prodhon as lojë dhe nuk ka as ritëm në lojën e saj, – vijon Tafili. – Disa lojtarë nuk po japin atë që pritej që në fillim prej tyre dhe peshën kryesore të ekipit për momentin po e mbajnë lojtarët vendas, shkodranët. Mendoj që me ardhjen e trajnerit të ri (Hysen Dedja), do të ketë pak vonesë në përshtatje, midis tij dhe grupit të lojtarëve. Por ky moment krize duhet kaluar.”

Zemra i thotë që Vllaznia mund të kualifikohet, por arsyeja i thotë që kjo do të jetë e vështirë, duke patur parasysh se Teuta po kalon një moment të mirë. “Të them të drejtën, më afër kualifikimit është Teuta, sepse unë e pashë edhe ndeshjen e parë këtu në Shkodër dhe ajo ishte shumë më kërkuese, shumë më agresive, që në minutat e para dhe shihej që skuadra durrsake nuk erdhi për një barazim, por për ta fituan lojën”, – reflekton Tafili.

“Dhe besoj që edhe atje, në fushën e vet, do të kërkojë të njëjtën gjë, do të jetë po ashtu agresive, – vijon ai. – Por, nga ana tjetër, Vllaznia i ka shanset e saj, sepse, siç thashë edhe më parë, nuk ka asgjë për të humbur dhe do të luajë hapur.” Ndeshja e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Vllaznisë do të luhet të mërkurën, duke nisur nga 16:30, në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV