Grabitje me dhunë në Tiranë, në pranga edhe 7 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grabitje me dhunë është shënuar në Tiranë, ku një person i është marrë telefoni dhe çanta që kishte në dorë.

Ngjarja është shënuar pasditen e së hënës, ku pas denoncimit efektivët e komisariatit nr.3 bënë arrestimin e të dyshuarit.

I ndaluari është M. K., 30 vjeç, i cili akuzohet se në rrugën “Dedë Gjoluli”, ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. S. dhe i ka marrë me dhunë telefonin dhe një çantë me sendet personale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë.

Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 15 tableta metadon.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit I. B., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dituria”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. O., 51 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Taks Forca, në disa ambiente banimi në pronësi të tij, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.

Lexo edhe :  Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 43 vjeç, pasi në bulevardin ”Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip ”Fiat”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore, për të mos bërë testin e alkoolit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

  • A. Sh., 48 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
  • Sh. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Kryeministre grua në 2030”? Gjonaj: Jo sensacion politik, Rama u beson grave

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për një kryeministre grua në vitin 2030, duke parashikuar fitoren e një mandati të...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 17 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 88.3 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.6 lekë. Franga...

‘Sy m’sy’, Rama nis bashkëbisedimin live me ndjekësit në rrjete sociale

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit. Në përditësim…./   S,M

Po rilindin hekurudhat?

Nga Fatos Çoçoli 15 vite më parë, në vitin 2010, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian i kërkuan gati me lutje qeverisë sonë, që të merrte parasysh...

Pas fatkeqësisë natyrore, Baba Vangës i del një tjetër parashikim tronditës

Pak kohë më parë u vërtetua se një nga parashikimet e Baba Vangës u bë realitet. Bëhet fjalë për tërmetin që ndodhi në Azinë Juglindore...

Lajme të tjera

Web TV