Liçkollari dënohet 8 ndeshje… Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mungesë të incidenteve serioze në elitën e futbollit shqiptar, Komisioni i Disiplinës u fokusua në ligat inferiore. Në veçanti, FSHF analizoi ndeshjen Pogradeci-Apolonia ku veprimet e një lojtari që cilësohet premtues, u cilësuan jo të denja dhe ai është dënuar.

Jurgesi Liçkollari për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit në takimin Pogradeci-Apolonia është pezulluar me plot 8 ndeshje. Praktikisht ai do vuajë dënimin edhe kampionatin tjetër, ndërsa cënon shanset për kombëtaret e moshave. këto janë vendimet e mbledhjes së fundit:

  1. Lojtari i KF Pogradeci, Jurgesi Liçkollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Lojtari i FK Apolonia, Effiong Ekemini Ejoh, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Lojtari i KF Oriku, Imer Zuna, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Lojtari i FK Shënkolli, Armando Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Lojtari i KF Luz i Vogël 2008, Eduart Leçini, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Zyrtari i KF Luz i Vogël 2008, Fatjon Tafa për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Lojtari i FK Skrapari, Andi Aliaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lexo edhe :  Gati më 2031/ Zbulohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos, ja sa kushton

 

  1. KS Vlora U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Oriku U-19, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

 

  1. KF Butrinti U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër FK Elbasani U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

 

  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Erzeni, Moustapha Enock Djidjiwa. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV