SPAK merr në dorë pesë rrugorët e Korçës “rropën” qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dosja e 5 efektivëve të policisë rrugore në Korçë dhe Pogradec, i ka kaluar për hetime të mëtejshme, prokurorisë së posaçme SPAK në Tiranë.

Shefi i policisë rrugore në Korçë Ervin Dervishi dhe shefi i policisë rrugore, në Pogradec Oltion Hyka, nuk do hetohen tashmë nga prokuroria e Korçës, por çështja do i kalojë për hetime të mëtejshme SPAK, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Mes personave të tjerë që janë pezulluar nga detyra janë dhe Agron Hima, Kujtim Nuke, Mitat Cani dhe Edmond Terolli. Të gjithë këta persona mbajnë grada nën/komisar dhe krye/komisar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë.

Sipas hetimit të prokurorisë së Korçës ata ishin përfshirë në lirimin e automjeteve që vetë kolegët e tyre bllokonin në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, gjatë situatës së pandemisë për shkak të virusit “COVID-19”. Kundrejt shumave të parave që mernin nën dorë nga qytetarë të ndryshëm, këta efektivë policie mundësonin lirimin e automjeteve.

Një veprim i tillë është kryer për shumë makina. Por me sa duket lirimi i makinave kishte rënë në sy edhe të policëve të tjerë rrugorë, ku njëri prej tyre mësohet se ka denoncuar rastin dhe abuzimin me detyrën në komisariatin dixhital.

Kaq ka mjaftuar që shërbimet e kontrollit të brendshëm të në ministri të vihen në lëvizje dhe të lokalizojnë praktikën dokumentare të lirimit të disa automjeteve nga ambjentët e Policisë Rrugore Korçë.

Nisur nga këto veprime, prokuroria e këtij qyteti ka lokalizuar përgjegjësinë penale të lirimit të makinave nga kryekomisari Ervin Dervishi, nën/komisari Oltion Hyka, nën/komisari Edmond Terolli, komisari Agron Hima, nën/komisari Mitat Cani dhe Kujtim Nuke.

Policër e pezulluar

1)            Kryekomisari Ervin Dervishi

Lexo edhe :  Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

2)            Nën/komisari Oltion Hyka

3)            Nën/komisari Edmond Terolli

4)            Komisari Agron Hima

5)            Nën/komisari Mitat Cani

6)            Nën/komisari Kujtim Nuke

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV