
Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Shkak u bë publikimi i librit të titulluar “The Art of Deal, the untold story of Melania Trump” (Arti i Marrëveshjes, historia e pathënë e Melania Trump).
Ky libër pretendon se di të fshehta ‘të pista’ të zonjës së parë nga burime të sigurta.
Autorja Mary Jordan, fituese e çmimit Pulitzer në vitin 2003, e ka vënë Melania në një situatë shumë të pakëndshme.
Sipas autores, nga intervistat e bëra me ish-miq të Melanias në Slloveni, Zonja e Parë, ka gënjyer për sa i përket operacioneve plastike.
Autorja e librit ka kthyer gjithashtu në vëmendje fotot nudo të Melanie Trump, të cilat kjo e fundit nuk i zhduk dot. Ka.li.fjala.al