Zi në futbollin italian, ndahet nga jeta legjenda e Milan

futbolli ne zi

Futbolli italian ka pësuar një humbje të madhe ditën e djeshme, pasi është ndarë nga jeta legjenda e klubit të Milan, Pierino Prati.

Prati ka humbur jetën në moshën 73-vjeçare pasi  kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ka qenë kampion Europe me kombëtaren e tij dhe me klubin e Milan.

Gjatë kohës që ai ka luajtur në futbollin profesional, Prati ka shënuar 100 gola në 232 ndeshje të Serie A, duke dalë si golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, ka fituar tituj e kupa me Milan si dhe ngriti Kupën  e Europës, Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA.ka.ta/Fjala.al/