Gjiganti i basketbollit të NBA dhe që militon në skuadrën e Denver Nuggets, Nikola Jokiç ka rezultuar pozitivisht me coronavirus, vetëm disa ditë pasi u fotografua duke përqafuar mikun e tij Novak Djokoviç. Tenisti që mban Nr. 1 në renditjen botërore dhe gruaja e tij gjithashtu testuan pozitiv, por duket se kontaktet e tij të afërta me shumë të tjerë, kanë “marrë në qafë” dhe persona në eventet massive.
Djokovic injoroi distancimin shoqëror duke bërë festa të tepruara dhe duke luajtur futboll dhe basketboll në Adria Tour. Jokiç dhe Djokoviç u takuan në Beograd në 11 qershor dhe u fotografuan duke u përqafuar dhe duke u ulur pranë njëri-tjetrit pa asnjë distancim shoqëror në një ndeshje basketbolli, megjithëse nuk ka prova që sugjerojnë se njëri ia ka kaluar virusin tjetrit.
Testi pozitiv i Jokiç ka vonuar rikthimin e tij në Amerikë për t’u bashkuar me Denver Nugget përpara fillimit të NBA, megjithëse ESPN pretendon se ai pritet të izolohet sipas protokollit, e më pas për të udhëtuar përsëri në SHBA brenda një jave.