Dua Lipa tregon për vështirësitë e të qenurit emigrante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës ka kujtuar momentet e vështira të Kosovës gjatë luftës me Serbinë, 21 vite më parë. Ai ka publikuar në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet Dua Lipa me fëmijë emigrantë.

Në foto e parë shihen emigrantët shqiptarë të Kosovës të cilët ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë dhe vendi i tyre, pas asimilimit që tentoi t’i bënte Serbia.

https://www.instagram.com/p/CBycksHBkyG/?utm_source=ig_embed

Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të jemi pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur në vuajtjen e tyre. Shpërndani dashuri, jo luftë.

Ky postim është shpërndarë më pas nga Dua Lipa, e cila u ka treguar mbi 47 milionë njerëzve që e ndjekin situatën e tmerrshme në të cilën ndodhej vendi i saj dikur dhe padyshim peripecitë e saj si emigrante.

Ndonëse Dua ka lindur në Britani të Madhe, pasi prindërit e saj emigruan gjatë luftës, në 2006 ajo është rikthyer në Kosovë, për tu larguar më pas sërish drejt Mbretërisë së Bashkuar ku edhe arriti majat e suksesit në botën e muzikës. Ka.li/fjala.al

Të fundit

Surprizon Liverpool! Ofron 40 mln euro për ‘dështimin’ e Juventusit

Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një...

Rreth 296 mijë individë të abonuar/ Sa paguajnë shqiptarët për të pasur internet?

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit...

AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X. Kryetarja e AMA-s, Armela...

Si zgjidhet kriza politike? Reagimi i Albin Kurtit: “Nuk e di, por…”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë vendimin e ardhshëm të...

Rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit nga bomba bërthamore në Nagasaki

Në një botë ku tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen dhe kërcënimi bërthamor po rikthehet si realitet i frikshëm, zërat e atyre që e kanë përjetuar...

Lajme të tjera

Web TV