Kënd i ri i lojërash në Sauk/Veliaj: Së shpejti rindërtimi i shtëpive të para të dëmtuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi këndin e lojërave, në bllokun “Enver Preza” në Sauk.

“Ishim këtu para 3-4 javësh dhe pamë se lagja ishte një djerrinë. Sot Rr. “Enver Preza” ka 7 degëzime rrugësh me kanalizime, ndriçim, asfalt, kurse këndi i lodrave është si qershia mbi tortë. Më vjen mirë që rikthehemi për të disatën herë në Sauk, ku i kemi marrë lagjet me radhë”, tha Veliaj.

Më tej ai theksoi se fëmijët i kemi më të rëndësishmit, por hapësirat publike nuk ua vëmë në dispozicion atyre. “Në pjesën më të madhe, hapësirat publike, ose kanë qenë, ose janë kthyer në lavazhe, gomisteri dhe parkim makinash.

Nëse fëmijët janë vërtet epiqendra e vëmendjes tonë, duhet të jenë edhe epiqendra e qytetit tonë. Pra, hapësirat e vogla mes lagjeve nuk mund të jenë për makinat ose për ferrat, por për fëmijët”, u shpreh ai.

Në 60 muaj punë në Bashkinë e Tiranës kemi një moto: “Çdo muaj do të bëjmë një kënd lojërash”. Në fillim njerëzit talleshin e thoshin: Ç’është ky njeri jo serioz, që merret tërë ditën me kalamajtë. Por, ka më shumë duk sesa të merresh me një pjesë të madhe të të rriturve, të cilët ndoshta gjenerata ime ose gjenerata e prindërve tanë, e kemi përsosur ankesën si stil jetese.

Në qytet ka ndryshuar mënyra e jetesës, ka ndryshuar lëvizshmëria, ecim ose në këmbë ose me biçikletë, janë shtuar parqet, fëmijët mbjellin pemë, ndaj dua ta vazhdojmë këtë frymë dhe mezi pres të kemi bashkëpunime të tilla në të ardhmen”, tha ai.

“Në Njësinë 2 kemi rreth 500 pagesa cash për dëmet DS1, DS2 dhe DS3. Në Saukun e vjetër do të rindërtojmë disa shtëpi. Nga java tjetër do të lidhim kontratat me njësinë administrative, që secili të marrë pagesën cash.

Lexo edhe :  Rama, 60 minuta në Bashkinë e Vlorës, kërkoi angazhim për mbarëvajtjen e sezonit turistik

Pjesa më e madhe e pagesave do të bëhet përmes bankës edhe për efekt transparence. Me të mbyllur pagesat, do të ecim me rindërtimin e shtëpive të para, për të kaluar më pas tek pallatet”, përfundoi ai./Bl.Ba/fjala.al

Të fundit

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV