Pandemia/ Konfirmohen 6 raste të reja në Delvinë, mes tyre një punonjës i Policisë Bashkiake

Konfirmohen 6 raste të reja me koronavirus në Delvinë.

Rastet e reja janë kontakte të personave të identifikuar më herët me koronavirus. Bëhet me dije se rasti i konfirmuar ditën e mëparshme dyshohet se e ka marrë virusin nga dy kosovarë.

Gjithashtu mes gjashtë rasteve të reja është dhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës./Re.Gu/Fjala.al