Volejbolli shqiptar “ul rrjetën”, sezoni mbyllet zyrtarisht pa “kampionë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte shpresuar, deri në çastet e fundit, që të riktheheshin në parket dhe aty të vendoseshin edhe fituesit. Por, mungesa e një vendimi të qartë nga ana e autoriteteve shëndetësore në vend, por edhe afati 23 qershor, që ishte vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të 12 qershorit, për të rifilluar stërvitjet, bënë që volejbolli shqiptar të mbyllë zyrtarisht sezonin, por pa shpallur fitues.

“Në vijim të situatës së pandryshuar për shkak të COVID-19 e duke qenë se deri më sot është akoma në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të përfunduar sezonin sportiv 2019-2020”, – thuhet në një njoftim të Federatës Shqiptare të Volebollit (FSHV), të publikuar sot.

“Dhe, duke u bazuar në klasifikimet, – vijon më tej njoftimi në profilin zyrtar të FSHV-së në rrjetin social “Facebook”, shpall fituesit për femra, meshkuj, Nën-21-vjeçarët meshkuj e Nën-20-vjeçaret femra, si më poshtë:

1.Mirdita, fitues tek femra A1;

2.Agritourism Huqi, fitues tek femra A2;

3.Erzeni, fitues tek meshkuj A1;

4.Skenderbeu, fitues tek Nën-20-vjeçaret (të reja);

5.Farka Volek, fitues tek Nën-21-vjeçarët (të rinj).

“Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e ndërprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me

ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqipërisë do të kenë të drejtën të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të përcaktuara nga CEV-i”, – sqaron njoftimi i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare.

Lexo edhe :  Dramë në kampionatin kroat, Rijeka fiton titullin kampion me pikë të barabarta me Dinamon

“Ekipet të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në Kupat e Evropës, duhet të shprehin interesin e tyre dhe të dorëzojnë e dokumentacionin e plotë pranë Sekretariatit të FSHV-së, brenda datës 15 korrik 2020. Duke shpresuar që kjo situatë pandemie të mos përsëritet më kurrë, ju urojmë shëndet e suksese në sezonin e ardhshëm!”, – përfundon njoftimi i Sekretariatit të Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Duhet theksuar këtu, se përtej një çoroditjeje fillestare të krijuar nga ky vendim, nocioni “fitues”, i referohet pozicionit deri në atë moment të garës dhe  nuk nënkupton atë “kampion”, pasi në Asamblenë e para 12 ditëve, anëtarët e saj vendosën që, në rast të ndërprerjes, sezoni aktual nuk do të kurorëzojë kampionë. Renditjet e shpallura bashkë me këtë njoftim janë për efekt të kualifikimit për në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV