Zgjedhjet e 15 korrikut, pandemia hap ndryshe fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur mesnatën e kaluar, zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, për zgjedhjet që do të zhvillohen të dielën e 15 korrikut ndërsa mbyllja e fushatës do të bëhet mesnatën e 12 korrikut duke u pasuar me heshtjen zgjedhore.

Zgjedhjet në këtë vend ishin planifikuar për në muajin prill, por ato u shtynë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë e koronavirusit.

Për herë të parë fushatat do të zhvillohet me protokolle të specifikuara sa i përket masave për t’u mbrojtur nga Covid-19, pa grumbullime të mëdha, ndërsa programet elektorale do të prezantohen kryesisht përmes platformave elektronike.

Maksimumi do të lejohen të grumbullohen në ambiente të hapura 50 persona, ndërsa në ambiente të mbyllura me 30 persona dhe me respektim të distancës dhe mbajtjes së maskave.

Ndërkohë më 13 korrik do të votojnë edhe të sëmurët nga Covid-19 dhe personat në karantinë dhe në vetizolim, por vetëm ata të cilët shtatë ditë para kësaj date kanë kaluar sëmundjen.

Ndërsa të gjithë të tjerët që deri në ditën e votimit do të konfirmohen si pozitiv apo do të shkojnë në vetizolim nuk do mund të votojnë.

Të sëmurët, të pamundurit, si dhe të burgosurit dhe personat të cilët janë në paraburgim do të votojnë më 14 korrik.

Votimi më 15 korrik fillon në orën 7 në mëngjes dhe përfundon në orën 21:00.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV