Halit Valteri: E paprecedentë, shtytë Kuvendin për pazarin me Metën! Ruçi: S’do përsëritet më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, që filloi me një orë vonesë për shkak të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ka nisur me një akuzë të fortë nga ana e deputetit të opozitës Halit Valteri.

“Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së. Seanca ka filluar në 11:00, ndërkohë që duhet të niste në 10:00. Nëse këta nuk kanë kohë të mblidhen 2 orë para për pazarin që po bëni me Metën për t’i dhënë KLSH-në nuk është faji ynë apo i shqiptarëve.

Ju për një minutë i hiqni fjalën deputeteve dhe një orë dhunohet Kuvendi se ka mbledhje PS-ja, në emër të grupit ju kërkojmë të mos përsëriten më këto situata”, u shpreh Halit Valteri.

Në përgjigje të kësaj vërejtjeje, ka reaguar kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.

“Nuk do përsëritet më, e thashë edhe në nisje të seancës. Është e drejtë ekskluzive e çdo grupi parlamentar të kërkojë ndërprerje e seancës deri në një orë, por nuk ishte ky rasti, nuk do përsëritet më”, tha Ruçi.

Të fundit

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Dy opsione për sulmin e Milanit, Tare e konfirmon nga “San Siro”: Një duhet të vijë

Milani po përballet sot me Barin. Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Italisë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, foli para sfidës pasi...

Lajme të tjera

Web TV