Refuzoi Chelsea, Spurs dhe United… Thomas Meunier prezantohet te Dortmund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talenti Thomas Meunier nënshkruan për Borussia Dortmund në një marrëveshje katër vjeçare pasi mbrojtësi belg hodhi “në kosh” kërkesat e vazhdueshme të Manchester United, Chelsea dhe Spurs kur skadoi kontrata e tij për PSG. Skuadra gjermane përfundoi të gjitha praktikat me mbrojtësin e djathtë të kombëtares belge që do të jetë në Signal Iduna Park, për të paktën 4 sezone.

Meunier, 28 vjeç, ishte lidhur vazhdimisht në merkato me klubet e Premier League, Manchester United, Tottenham dhe Chelsea, por i është bashkuar gjigandëve të Bundesligës, Dortmund, në një transferim të lirë nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Pasi ka pozuar me një fanellë të Dortmundit, Meunier ka postuar në Tëitter: ‘Erdhi një ditë e shkëlqyer! Kam nderin e jashtëzakonshëm të njoftoj firmën time me Borussia Dortmund!. Një kapitull i ri na hapet, për ju, për mua. Çfarë krenarie për të veshur fanellën verdhezi. ‘

Në Francë, Meuinier fitoi titullin e Ligue 1 tre herë, si dhe Kupën Franceze 3 herë duke luajtur 128 ndeshje te PSG. Meunier luajti kundër Dortmundit në ndeshjen e parë të Champions në 16-she por u pezullua për ndeshjen e dytë, e cila e pa klubin francez të avancojë 3-2 në total. Ai pranoi se ishte i impresionuar nga tifozët e apasionuar të Dortmundit gjatë ndeshjes.

Të fundit

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente...

Lajme të tjera

Web TV