“Shtëpia e Verdhë s’ekziston!”, Rama kujton kohën kur Haradinaj përballej me akuzat

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit vijoi me deklaratat me tone të ashpra në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli për krime lufte ndërsa gjithashtu kujtoi dhe akuzat për “Shtëpinë e Verdhë”. Rama theksoi se shtëpia e supozuar e përdorur për trafik organesh nuk ekziston pavarësisht akuzave.

Gjithashtu Rama tha se ishte bërë dëshmitar i asaj kohe kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj i duhej të përballej me drejtësinë, nga e cila ai doli I pafajshëm ndërsa kujtoi dhe babain e Haradinajt dhe sakrificat e bëra nga gruaja e tij.

“I vetmi shqetësimi i tyre ishte se si të bindin grupet, pasi çdo lloj mosbindje do të binte mbi ta, ku fatkeqësisht kujtohet edhe sot. Unë jam dëshmitar jo si të gjithë të tjerët, por për shkak të detyrës, seç është bërë dhe se si është marrë pjesë me vullnet të plotë për të gjetur atë ‘Shtëpinë e Verdhë’, e cila nuk ekziston. Të paktën deri më tani nuk ka asnjë provë të ekzistencës së saj. Këtë se them unë se s’jam pjesë e hetimeve. Por e thonë të gjitha institucionet. Shqiptare dhe ndërkombëtare, pas leximit të Edgar Allan Poe.

Krimet në Kosovë janë hetuar nga gjykatat e përziera, nga Haga dhe nga vet gjykatat e Kosovës. Si një i paditur në fushën e drejtësisë. Unë kam dëgjuar se ka 3 shkallë. Se kam gjetur një rast, një gjykatë me 6 shkallë, ku të njëjtën njerëz hyjnë e zbresin shkallët dhe sikur të mos mjaftonin këtu në 2015, Kosova bëri ndryshime unikale në historinë e Europës dhe i hapi rrugë hetimeve për krimet e luftës. 2 dekada, UMNIK, EULEX, gjykata të përziera, bio, kanë administrator me përgjegjësin e komunitetit ndërkombëtar, procesin e krimeve. për 2 dekada drejtësia e Kosovës ka qenë nën kontroll nga drejtësia ndërkombëtare, ndaj është falë këtij fakti që Kosova të ketë gjykata më të mira sesa të Shqipërisë. Në 20 vite unë nuk e di që të ketë dalë ndonjë nivel institucional apo ndonjë figurë me autoritet që të mos të ketë pasur të shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe të mos jetë përgjigjur në rresht për një çdo thirrje të ndërkombëtarëve, për hetuar nga krimet e luftës.

Lexo edhe :  Ermal Hasimja reagon menjëherë: "Faleminderit, por deri tani askush..."

Ramush Haradinja la detyrën e kryeministrit të Kosovës në 2005 për t’ju përgjigjur thirrjes për akuza për krime të Tribunalit, për krime luftë. Dhe dy herë doli i pafajshëm. Për herë të parë në historinë e Tribunalit të Hagës, ndodhi që një person i shpallur i pafajshëm që të kthehet në rigjykim pas apelimit, ku prokuroria nuk gjeti asnjë provë. Kur Haradinaj merrej me këtë sagë, unë jam dëshmitar i një vizite në shtëpinë e të atit, i cili i ka dhënë luftës më shumë djem se sa janë krijuar parti politike në Kosovë. Më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku e shoqja, një nënë që rriste fëmijët e vetme, në mes të shtëpisë ishte një kosh, që mbante të vegjlit.”,- tha Rama./Re.Gu/Fjala.al