Akuzat/Meta: Thaçi dhe Veseli ta përballojnë me qetësi, Serbia strategji për të njollosur UÇK-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta reagon ndaj aktakuzave për presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin. Presidenti shprehu solidaritetin si president dhe mik me presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-se, Veseli.

“Është një zhvillim mjaft sfidant i cili jam i sigurtë që do të përballohet me shumë urtësi, unitet por dhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete. Do përballohet me dinjitet jashtë çdo kalkulimi afatshkurtër nga klasa politike në Kosovë”, u shpreh Meta.

Më tej Meta sqaroi se çështja e dytë është për aktakuzat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, që sipas tij natyrisht që është një zhvillim mjaft sfidat.

“Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UÇK, të kemi aktakuza, të gjithë kemi eksperiencën e këtyre 20 viteve, ku pala që shkaktoi luftën dhe gjenocidin e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK, por jo vetëm kaq, por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, pavarësia e të cilit jo vetëm që është njohur nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, por edhe ka treguar se është faktor stabiliteti për rajonin.

I shpreh solidaritetin tim edhe si president por edhe si mik dhe shok me presidentin e Kosovës, por edhe me kryetarin e PDK-së dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet për të konfirmuar edhe njëherë tjetër drejtësinë e luftës së UÇK dhe rrëzuar këtë strategji provokative që kërkon të mbajë peng rajonin dhe të minojë integrimin si në disa vende fqinje”, tha Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Media britanike “Mirror”: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi...

Gjermania ndan pushimet verore me rotacion, ja pse dhe si funksionon sistemi

Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani pushimet verore në të njëjtën kohë? Rreth 11.4 milionë fëmijë dhe të rinj ndjekin...

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat...

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se lënda plasëse i është vendosur...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

Lajme të tjera

Web TV