Basha: Ja boshti kryesor i platformës tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kreun e Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka diskutuar për situatën e rëndë ekonomike dhe financiare të bizneseve, të krijuar gjatë kësaj kohe pandemie të koronavirusit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se “Konkurrenca e pandershme, përfshirja në ekonominë shqiptare të parave me origjinë të dyshimtë, mungesa e politikave mbrojtëse të prodhimit vendas, aksesi i ulët në kreditimin e ekonomisë, mungesa e sigurisë juridike në respektimin e kontratave dhe ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale ishin kryefjala gjatë bashkëbisedimit tonë”.

Më tej, kryedemokrati është shprehur se boshti kryesor i platformës së tij do të jetë respektimi i sigurisë juridike e gërshetuar me politika të qëndrueshme fiskale dhe rregullatore.

“Ulja e taksave, thithja e investimeve të huaja, bashkëpunimi me biznesin, i cili në filozofinë tonë konsiderohet si punëdhënës dhe jo thjesht si taksapagues do të jenë prioritet.

Respektimi i sigurisë juridike e gërshetuar me politika të qëndrueshme fiskale dhe rregullatore do të jenë boshti kryesor i platformës tonë. Implementimi i taksës së sheshtë 9%, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve do të jenë faktorë vendimtar në parandalimin e konkurrencës së pandershme në treg.

Reformat tona do të jenë të qarta, konkrete dhe të realizueshme.Vetëm kështu do të mund të fuqizojmë ekonominë dhe industrinë vendase, do të hapim vende të reja pune dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve”, shkruan Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin....

“Me 1 mandat s’futem në parlament!” Lapaj ka dy arsye për të ndryshuar mendje

"Më dëgjo mua! Nëse ndodh që ne si koalicion marrim vetëm 1 mandat, unë, Adriatik Lapaj, nuk do të jem ai që do ta...

Shqiptarët, të dytët më të refuzuar në kufijtë e BE! Pas nesh renditen moldavët

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në...

Seanca e Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina, avokatët: Keni veç Sky…

Seanca për 14 persona e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës vijon prej më shumë se katër...

Sukses historik për Shqipërinë, Downtown One fiton çmimin e parë në konkursin global

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze...

Lajme të tjera

Web TV