Për 2020-ën sipas CIA-s janë shënuar 13 lindje për 1000 persona duke pësuar një rritje me 1.37% krahasuar me vitin 2019-ë.
Në tremujorin e parë 2020 tre qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në nëntë qarqe ka pasur rënie.
Në tremujorin e parë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.059 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 91 lindje.
Theksojmë se gjatë kësaj periudhe vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 560 numrin e vdekjeve.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Lezhës me 17,6 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit me 38,7 %.
Më poshtë është renditur lëvizshmëria që kanë pësuar lindjet në vendin tonë për 4 vitet e fundit sipas INSTAT:
Shkalla e lindjes aktuale për Shqipërinë në vitin 2020 është 13 lindje për 1000 persona, një rritje prej 1.37% nga 2019.
Shkalla e lindjeve për Shqipërinë në 2019 ishte 11.633 lindje për 1000 persona, një rënie prej 1,37% nga 2018.
Shkalla e lindjeve për Shqipërinë në 2018 ishte 11.794 lindje për 1000 persona, një rënie prej 1.04% nga 2017.
Shkalla e lindjes për Shqipërinë në 2017 ishte 11.918 lindje për 1000 persona, një rënie prej 1.03% nga 2016./Bl.Ba/Fjala.al