Formula 1, Zak Braun: Nuk besoj se Karlos Sainzi do të bëjë spiunin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karlos Sainzi do të largohet nga “MekLaren”-i në fund të sezonit dhe do t’i bashkohet “Ferrari”-t pasi është konfirmuar si zëvendësues i 4 herë kampionit të botës, Sebastian Fetel. Ky i fundit, do ta mbyllë aventurën e tij me skuadrën e kuqe në fund të vitit.

Por piloti spanjoll, duhet ende të kryejë edhe një sezon të plotë me “MekLaren”-in, atë që do të nisë në 5 korrik 2020 në Austri, pas një pushimi të gjatë të detyruar nga shpërthimi i epidemisë së virusit “Covid-19”.

Pilotët që ndryshojnë skuadër në fund të sezonit, shpesh ndodhen para situatave të tilla, kur u kërkohen të sjellin informacione nga skuadrat rivale. E me makinat e 2020-ës që do të jenë në pistë edhe në 2021, si pjesë e marrëveshjes së arritur nga Formulës 1 në kuadër të përgjigjes ndaj situatës së epidemisë, kjo gjë do të jetë shumë e lehtë.

Por Drejtori i Përgjithshëm i “MekLaren”-it, Zak Brauni, ka shpjeguar se nuk është nevoja të jenë shumë të rezervuar ndaj Sainzit, pasi nuk besojnë se ai do të bëjë rolin e spiunit.
“Do të garojmë së bashku në 2020-ën dhe synojmë të arrijmë sa më shumë suksese, – ka thënë Brauni. – Karlosi është një profesionist dhe ne jemi të tillë.

Nëse do të arrijë të mbledhë informacione për ne, atëherë nuk do të arrijmë asnjë fitore. Makina jonë e 2021-shit do të jetë e njëjtë me atë të 2020-ës. Ne do të jemi si një libër i hapur për Sainzi, por mendoj se ai nuk do të arrijë ta bëjë “spiunin””. Sainzi do të garojë me Sharl Lëklerun tek “Ferrari” vitin e ardhshëm, duke i dhënë fund bashkëpunimit tepër të frytshëm me Lando Norrisin.

Lexo edhe :  Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

1 Korrik 1890 – Miratohet Akti Sherman kundër monopoleve

Ligji i parë federal në SHBA që synon të frenojë monopolin dhe konkurrencën e pandershme Një hap vendimtar drejt ekonomisë së lirë dhe mbrojtjes së...

Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjinushi: Ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar

Një vit pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Shqipëria vazhdon të kujtojë me respekt dhe nderim figurën e tij...

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset...

Lajme të tjera

Web TV