Antonio Conte dëshiron të vrapojë shpejt në krahët e mesfushës dhe që ta bëjë këtë ai ka marrë aprovimin paraprak për një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni: Achraf Hakimi. Futbollisti maroken i lindur në vitin 1998 në pronësi të Real Madrid ka luajtur një sezon të shkëlqyer me fanelën e Borussia Dortmund, ku përfshihen 8 paraqitje dhe 4 gola në Champions League, plus 5 gola të tjerë dhe 10 asiste në Bundesligë.
Por pavarësisht kësaj, emisioni “El Chiringuito” zbulon se Blancos, të cilët kanë Carvajal në atë rol, nuk kanë ndërmend të rikthejnë marokenin që më pas pranoi propozimin e Interit duke kënaqur sdhe Realin me miliona. Lojtari i tha po projektit të zikaltërve. Ka një marrëveshje midis klubeve dhe finalizimi duket se është në detajet e fundit. Zikaltërit do të paguajnë rreth 40 milionë euro në arkat e spanjollëve plus bonuset në varësi të golave dhe kualifikimeve.
Hakimi, ekzekutuesi i vetë Interit në Ligën e Kampionëve me një lojë fantastike dhe përmbysjen 3-2 në Signal Iduna Park, është një nga surprizat sezonale në rolin e tij. Gjatë gjithë sezonit ai ka treguar cilësitë e tij edhe në zonën e golit, me infiltrimet pas vijës mbrojtëse që shpesh kanë bërë ndryshimin në fushë. Kështu Conte do të ketë një lojtar optimal për skemën e famshme 3-5-2 të tij.