Jo rritje pensionesh e ulje taksash 4 muaj para zgjedhjeve/ Zbardhet drafti i Kodit të ri Zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur drafti përfundimtar i Kodit të ri Zgjedhor që u arrit nga marrëveshja në mbledhjet e Këshillit Politik.

Ky draft përfshin ndryshime shumë të rëndësishëm ku është pranuar edhe propozimi i tretë i Partisë Demokratike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ që është ende në fuqi do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë në fuqi, ndërsa paga dhe privilegjet e Komisionerit janë të njëjta me ato kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Kodi i ri Zgjedhor ndalon qeverinë që 4 muaj përpara zgjedhjeve të ulë taksat e të rrisë pensionet, pasi konsiderohen si vendime favorizuese.

Disa nga pikat kryesore që përfshihen në këtë dokument;

  1. Për kryekomisioner, komisioni kuvendor zgjedh 3 emra nga gjithë kandidatët. I dërguari i opozitës skualifikon një. Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur
  2. Për KAS dhe Rregullatorin, i dërguari i opozitës cakton dy emra. 3 të tjerë i caktojnë deputetët. Listat me nga 5 emra votohen në bllok në Kuvend
  3. Për zgjedhjen e këtyre 12 anëtarëve të rinj, PD do të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm.
  4. KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk kanë 30 % femra
  5. Qeveria 4 muaj përpara zgjedhje nuk mund të marrë vendime favorizueze, si ulje taksash, rritje pensionesh, etj
  6. 4 muaj përpara zgjedhjeve qeveria mund të zhvillojë aktivitete vetëm me lejen e KQZ.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Vala ekstreme e të nxehtit djeg Ballkanin/ Temperaturat mbi 40°C javën e ardhshme

Ballkani po përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që ka shkaktuar alarm në vendet e rajonit, ndërsa...

GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest me...

Avokati i Metës ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Lajme të tjera

Web TV